Kryeredaktori i 'RD': Mos e provokoni 'Foltoren'! Ata shembin regjime e mure…

Diel, 31 October 2021 08:54

 

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike, Bledi Kasmi komenton foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka një përgjigje për ata që atakojnë pjesëmarrësit në këtë lëvizje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasmi shkruan se 'ata që ndjekin foltoret janë njerëz të vërtetë dhe jo të shtirur, pa grada e ofiqe, ndoshta edhe të varfër, por janë të lirë'.

Kasmi u kujton kritikëve të Foltores, se të tillë ishin edhe njerëzit e dhjetorit '90, ndërsa apelon që të 'mos provokohen se ata shembin mure e regjime', si 30 vite më parë.

"Keta jane te vertete dhe nuk bejne sikur... Thirrjet e tyre sot jane gjemim qe ka zgjuar shoqerine duke i bere te shikojne se ka drite ne kete tunel te erresires, deshperimit, zhgenjimit, braktisjes dhe vrasjes se shpreses. Ata jane njerez te vertete, pa grada e ofiqe. Ndoshta te varfer, por dinjitoze dhe krenare qe jane njerez te lire. Keshtu ishim edhe ne Dhjetorin ‘90 dhe atehere diktatura na quante “vandale”. Kini frike nga njerezit e lire despote e mekembes te regjimit. Nese nuk u pelqejne mos i provokoni duke i ofenduar se ata shembin mure e regjime. Është koha e tyre!", shkruan Bledi Kasmi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...