Strazimiri: Kuvendi vendos gjithçka, shakanë me 95% se beson as Basha

Diel, 31 October 2021 08:59

 

30 vite pas krijimit si forcë politike, Partia Demokratike pritet që mbi të njëjta themele të rishpikë vetëveten.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Gent Strazimiri, mbështetës i Foltores së Sali Berishës tha për Ora News se ka një tendencë për të dekurajuar demokratët por e sheh aventurë të dështuar.

Strazimiri: Ka një tendencë për të dekurajuar demokratët të marrin pjesë në foltore por nuk do ta quaja dramatike, është një aventurë krejtësisht e panevojshme, një aventurë e kotë dhe e dëshpëruar e cilitdo që mendon se mund të ndalë foltoren. Në çdo sallë kemi parë nevojën për ringritje të PD, betejën për të shpëtuar jo vetëm PD por shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë nga kjo mafie që e ka kapluar për fyti herë me marrëveshje e herë me gjasmë beteja për të arritur më të vërtetë atë ku e nisëm në 1991. Ditë më të përshtatshme për këtë punë se 11 dhjetori 2021 nuk ka. Është një jubile që na thërret edhe si histori dhe traditë që të rimblidhemi dhe mbi të njëjtat themele të rishpikim vetëveten.

Deri në 11 dhjetor kur edhe pritet të mblidhet Kuvendi i PD, ai thotë se Berisha do të vijojë me takimet.

Strazimiri: Foltoret janë të pandalshme. Kërkesa e demokratëve në të gjithë trevat e Shqipërisë është e jashtëzakonshme që Berisha të shkojë dhe të bisedojë me ta. Foltorja do jetë kudo ku rreh një zemër shqiptari dhe demokrati.

Kreu aktual i PD ndërkohë ka deklaruar se ka mbështetjen e 95% të bazës.
Strazimiri: Ç'të them. Për të qarë hallin. Nuk ka njeri që e beson, edhe Basha nuk e beson, shpresoj të jetë një lapsus apo tentativë për të bërë shaka dhe pse nuk është momenti për të provokuar demokratët me shprehje të tilla. Ata që janë masivisht në foltore ti quash 3% dhe 98% ky e paska me vete është të provokosh demokratët, as Sali Berishën dhe as Foltoren. Të barazosh Foltoren me Edi Ramën apo trekëndëshin e Bermudës, të quash demokratët llum i tranzicionit, drejtorë të korruptuar është një aventurë që nuk do ja këshilloja as armikut jo Lulzim Bashës. Ai barazoi Berishën me Ramën.

Strazimiri nuk përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve në 11 dhjetor.

Strazimiri: Do ta vendosë Kongresi, mund të vendosë gjithçka dhe pse nuk është në rend dite.

Ndërkohë ai përjashtoi kategorikisht një përplasje të demokratëve në selinë blu me Gardën që mbron Bashën.

Strazimiri: Në mënyrë më absolute nuk do ketë një ngjarje të tillë. Demokratët do mblidhen aty ku është vendi për tu mbledhur Kongresi.

Ndërsa po qarkullon lajmi se në degët e PD po kërkohen firma për të tërhequr firmat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin, Strazimiri tha për Ora News se nuk është në dijeni.

Strazimiri: Nuk e kuptoj, se kam dëgjuar, është hera e parë që e dëgjoj.

Modifikuar më Tuesday, 02 November 2021 10:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...