Shkullaku: Çdo deklaratë e Yuri Kim rëndon pozitën e Luli Bashës dhe i hap rrugën Berishës

E Enjte, 11 November 2021 21:34

 

Gazetari Armand Shkullaku akuzon ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim se ndërhyn në çështjet e brendshme si dhe mbështet qeverinë.

Ai theksoi se deklaratat dhe intervistat e Kim rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës dhe i hapin rrugën Sali Berishës.

 

Shkullaku komentoi edhe deklaratën e djeshme të Yuri Kim e cila deklaroi se njeh Lulzim Bashën si kryetar i PD.

 

"Intervista është kërkuar nga Yuri Kim pikërisht ditën kur z.Berisha do të bënte dorëzimin e 4200 firmave. Kim thotë se sa më shumë të shtojë presionin, sa më shumë të thotë se zotin Berisha nuk e njohim, do të njohim zotin Basha dhe do të krijojë ndonjë efekt çudibërës dhe zoti Berisha të zhduket, të avullojë. Por problemi është se kjo do të bëjë të kundërtën. Sa më shumë ambasadorja të përpiqet t'i mëshojë këtij fakti, aq më tepër do të jenë të pabesueshëm. Sepse ka një % shumë të madhe të shqiptarëve, mes tyre edhe unë, që besojnë se ambasada amerikane 5 vitet e fundit e ka harruar rolin e arbitrit dhe është bërë palë me qeverinë shqiptare. Donald Lu paraqiste Samir Tahirin si policia e suksesit që zhduku drogën nga Shqipëria. Ndaj, çdo intervistë që jep ambasadorja e rëndon zotin Luli Basha dhe i hap rrugë Sali Berishës", u shpreh Shkullaku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...