Diplomacia hije/Mediat amerikane: Trump sjell të dërguarin e tij në Ballkan

E Enjte, 11 November 2021 21:37

 

Prej kohësh, Richard Grenell shihet si ‘ministri hije’ i Donald Trump për postin e kreut të Departamentit të Shtetit. Por deklarata e sotme e ish-presidentit Trump, që pret të rikandidojë në vitin 2024, ka bërë shumë bujë.

Ai ka pranuar se Grenell është i dërguari i tij si ambasador.

 

Trump reagoi pasi Grenell vizitoi kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar një marrëveshje të arritur me ndihmën e administratës së Trump.

Revista Forbes e quan këtë ‘diplomaci hije’ të Donald Trump. Të tjera media shkojnë më larg kur flasin për qeveri hije.

Trump publikoi një deklaratë për shtyp të enjten duke thënë se ‘i dërguari i tij’ ambasadori Richard Grenell ka vizituar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të shprehur frustrimin se marrëveshja historike për normalizimin nuk është implementuar.

NewsMax shkruan se presidenti aktual amerikan, Joe Biden e ka injoruar këtë marrëveshje.

Ndërkohë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shtuan ndjeshëm gjatë javëve të fundit, kur Beogradi stacionoi trupat në kufi me shtetin e ri.

Grenell ka qenë i dërguar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ai ka drejtuar agjencinë e inteligjencës kombëtare amerikane.

Nga ky pozicion ai ka deklaruar se nuk ka parë asnjë provë për çeshtjen ndaj liderit historik demokrat, Sali Berisha. Madje Grenell shprehet se ndaj Berishës nuk ka prova, por vendimi është marrë si hakmarrje nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, që punon për miliarderin George Soros.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...