Berisha me gratë demokrate: Jemi partia që po ngjitemi me të shpejtë në krye

Diel, 21 November 2021 17:41

 

Gratë demokrate i kanë rezervuar ish-kryeminsitrit Sali Berisha një takim entuziast në foltoren e radhës të zhvilluar në hotel Rogner.

Në fjalën e tij, Sali Berisha ka vlerëzuar dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj anëtarëteve të Lidhjes Demokratike të Grave, të cilat e kanë mbështetur lëvizjen për ‘PD më të bashkuar dhe më të hapur’.

 

Berisha: Mirënjohje ndaj anëtarëteve të Lidhjes Demokratike të Grave. Pasi ju bashkë me zonjën Vokshi ishit ato që mbështetët lëvizjen për ‘PD më të bashkuar dhe më të hapur’. Mbështetët foltoren që në ditët e para të idejimit të saj. Kjo mbështetje ato orë dhe ditë fillimi, ka qenë një garanci për një udhëtim të sukseshëm, përpjekje të suksesshme, revolucion paqësor, që vjen si revolucioni më i fuqishëm që ka njohur Shqipëria në të gjithë historinë e saj.

 

E them këtë se 2 muaj më parë të gjithë së bashku ne ishim në një greminë. Ne pasi humbëm në mënyrë të pamerituar dhe njeriu që premtoi se ‘tani beteja fillon’ kreu një akt pabesie, të pashembullt dhe i dha një shtytje rrokullisjes së pamerituar të forcës tonë politike. 2 muaj më parë ne po rrokulliseshim, qindra mijëra votues tanë, shprehnin me vete apo direkt pendesën se pse ata votuan PD, se nuk e meritonte votën.

 

Po ku jemi sot, pas mbështetjes krenare që i dhanë këtij revolucioni paqësor. Ne po ngjitemi në nivelet e 25 prillit, sipas polleve më të njohura dhe kjo është ngjitja më e shpejtë e një force politike. E ne së shpejti do të matemi, përballemi me këtë qeveri që qëndron në themele të votës së grabitur të shqiptarëve. Të votës së grabitur me sistemin e patronazhistëve, kthimin e PS në parti shtet dhe të përdorjes së qindra milionë eurove për të blerë vota. Përdorimin e dhjetëra milionë euro për asfalt dhe zhavorr elektoral

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...