Me gratë demokrate, Berisha: Soros padrino i drejtësisë, Edi Rama vetëm ekzekutor

Diel, 21 November 2021 17:50

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar George Soros si padrino të Reformës në Drejtësi, duke e quajtur pseudoreforma më e turpshme në historinë e një vendi.

Sipas Berishës, të gjithë shqiptarët pritën që vetingu tu japë gjyqtarët që ata meritojnë, por vetingun e mori në dorë, Engjëll Agaci, Edi Rama dhe Pamela Balluku.

 

Berisha: Këto ishin zgjedhjet, por pushteti i Ramës qëndron mbi drogën, ky pushtet është narko shtet. Në këtë pushtet nuk ka vend për liritë. Ata hipokritë që flasin për reformë të Drejtësisë ju mashtrojnë ju. Ajo ishte pseudoreforma më e turpshme në historinë e një vendi.

 

A e ndërtuam ne Gjykatën Kushtetuese. Çfarë ndodh me vendimet e saj? Balozët e krimit i shkelin me këmbë këto vendime. Në 3 vite artistë dhe qytetë të Tiranës, mbrojtën te Teatrin, të cilin e shembën me një ligj që mban emrin ‘Ligj Fusha’. GJK anuloi ligjin, riktheu truallin e Teatrit, ministrisë së Kulturës, por çfarë bënë narkos në krye të qeverisë. Për të treguar se reforma dhe drejtësia nuk kishin qëllim tjetër për të vënë drejtësinë në varësi. Me një vendim anti kushtetutes, përsëri truallin e dërguar nga ministria tek Bashkia e Tiranës. Pse kjo. Sepse detyrimet e Ramës dhe Veliaj janë të tmerrshme ndaj kompanisë ‘Fusha’ dhe balozit të saj, pasi ai ka paguar dhjetëra milionë euro dhe nuk pyesin më për ligj dhe asgjë.

 

Ligji në Shqipëri nuk ekziston, por ekziston vullneti i mafias.

Të gjithë shqiptarët pritën që vetingu tu japë gjyqtarët që ata meritojnë, por vetingun e mori në dorë, Engjëll Agaci, Edi Rama dhe Pamela Balluku. Nuk është asgjë Belinda, siç është Pamela. Si ka mundësi që vendoset fshesa sipas parimit krahinor dhe fetar. Lexoni studimin e Euroneës. Vetëm 6 % e shqiptarëve besojnë se ja vlente kostoja e kësaj reforme. Reforma në Drejtësi përbën një nga aktet korruptive më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Të gjithë kanë pasur një ekzekutor që është Edi Rama. Por kanë pasur një padrino dhe ky është Xhorxh Sorros, i cili përdori çdo lloj fuqie që Edi Rama të ndërtonte Narko Shtetin. Për të denatyruar një shtet nga interesi i tij kombëtar. Ne mblidhemi sot krenarë, shpëtimtarë, ne e shpëtuam opozitën dhe duhet të ndiheni krenare secila prej jush

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...