'Mercedesi i bardhë na erdhi drejt'/ Truproja i Berishës: Si u shmang përplasja me makinën e ish-kryeministrit

Premte, 26 November 2021 22:56

 

Ervis Tushe, truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras, ku një automjet në kundravajtje dhe me shpejtësi shkaktoi një aksident të rëndë.

Tushe rrëfen se makina 'Mercedes Benz' i bardhë me targa të Kosovës ka qenë duke lëvizur kundravajtje dhe me shpejtësi, ndërsa falë shkathtësisë së shoferit, është bërë e mundur shmangia e përplasjes me automjetin ku ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Mësohet se edhe dy mjete të tjera që udhëtonin pas makinës së ish-kryeministrit kanë manovruar në rrugë duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen ballore.

 

Ndërkohë që pasi dy makinat u shmangën, automjeti i tretë ka kryer një frenim të fortë për të shmangur përplasjen me mjetin me targa të Kosovës dhe për pasojë është goditur nga prapa nga një makinë e rastit. Sipas Policisë së Shtetit, nga aksidenti janë dëmtuar lehtë dy shtetasit kosovarë.

 

Tushe thotë se z.Berisha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë edhe personat e tjerë pjesë e shoqërimit.

Reagimi
Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha.
Ervis Tusha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...