'Krim i shëmtuar në Deçan, uroj që vrasësi i nxënësve të gjendet e të marrë ndëshkimin e merituar'

Saturday, 27 November 2021 10:07

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot dhimbjen e tij të thellë dhe njëherësh, ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan të Kosovës, që mori tri jetë mbrëmjen e së premtes. “Një krim i shëmtuar” e ka cilësuar Berisha në mesazhin e tij të publikuar sot në Fb:

“Të dashur miq, - shkruan ai. - Dje në darkë, një kriminel me maskë në Gllogjan, komuna e Deçanit, ka shkrehur breshëri kallashnikovi drejt autobuzit me nxënës shkolle, nga të cilat kanë humbur jetën dy nxënës dhe shoferi i autobuzit e është plagosur një nxënës tjetër. Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera famljeve të viktimave për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur dhe uruar shërim të plotë të plagosurit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe uroj që vrasësi i nxënësve të shkollës dhe shoferit të gjendet sa më parë dhe të marrë ndëshkimin ligjor të merituar. “

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...