Berisha nga Selia e PD: Kuvendi unik, jehonë në të gjithë botën

Hënë, 13 December 2021 14:51

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së.

Pasi Komisioni i Rithemelimit shkoi në selinë e PD-së dhe zhvilloi një mbledhje.

‘Në konferencat e shtypit të karrierës sime 30 vjeçare ju garantoj se kjo konferencë, më e veçanta e të tjerave të veçanta që kanë qenë. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD-së, ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie, e grave vajzave djemve dhe burrave të lirë që në kundërshtim me përballje me narkoshtetin dhe nomenklaturën dhe presione të tjera të pandershme ngrihen si vigan dhe vendosen të shndërrojnë PD-në në Shtëpinë e Lirisë.

 

Vendosin të rikthejmë fuqishëm plularizmin politik në Shqipëri. se pas themelimit të PD në 1990 dhe aktivitet të saj kombëtar ky Kuvend ishte Kuvendi më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD-së.

Jehona e këtij Kuvendi që ishte unik është i jashtëzakonshëm në çdo votër e zemër shqiptari. Të gjithë atyre që duan lirinë dhe i thonë lirisë, liri dua t'i informoj me kënaqësi se personalitete më të shquara të krahut konservator në Europe dhe në botë, kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët shqiptarë’, tha gjatë konferencës lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...