Berisha thirrje të gjithë demokratëve: Kthehuni në PD e rithemeluar

Hënë, 13 December 2021 15:03

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të kthehen në partinë e tyre. Ai ka kërkuar edhe nga krerët e PD-së në gjithë vendin që ti bashkohen komisionit të rithemelimit në referendumin e 18 dhjetorit.

‘Ju e ndoqët vetë Kuvendin. A kam të drejtë unë ti them çdo deputeti dhe drejtuesi të PD, në rast se do të ishit në Kuvend, për herë të parë do të mund të shprehni lirisht mendimet dhe propozimet.

 

Ishte një rast i mundur, por megjithatë, unë jam nga ata që them, nga vetja ime, më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar ndaj i ftoj të bashkohen dhe i garantoj se kontributi i secilit do të respektohet, se tolerance dhe mirëkuptimi në këtë familje me kushtetutë të re, kushtetutë të lirisë do të jenë ligjet e saj.

Ftoj kryetarët e PD-së që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë, me PD se vendi i tyre është në PD e rithemeluar dhe jo në një parti që në mënyrë absolute deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremist të majtë, në një parti marksiste-leniniste me përjashtime që do t’ia kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë.

Këtë javë revolucioni ka për detyrë kryesore, referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të kuvendit të partisë, të shkarkimit të peng Bashës apo deputetit Basha. Kjo është fleta. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin.

Bazuar në punën e shkëlqyer që e patë vetë që bëri komisioni i drejtimit të Kuvendit, pra atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit e anëtarësisë’, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Modifikuar më Hënë, 13 December 2021 17:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...