Berisha: Kam refuzuar oferta për heqjen e non grata me lobim. Kam patur edhe kërcënime

Hënë, 13 December 2021 21:40

 

Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfen në Çim Peka Live se ka patur oferta për heqjen e non grata në SHBA përmes lobimit.

Berisha tregoi se ka patur edhe kërcënime nga më të ndryshmet, por që të gjitha i ka hedhur poshtë.

"Oferta të shumëllojta. Oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit se s'ka asgjë në të. Jo. Kam refuzuar. Oferta për të hyrë vetë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët. Jo. Kam refuzuar. Kam refuzuar oferta, kërcënime nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E ke dëgjuar kur flet për fëmijët? Gjërat mund të shkojnë të Thesari etj. Le të shkojnë te Thesari. Dëgjoja një zëdhënës të tij në studio, para Kuvendit Basha do të nxjerrë dy gjëra të tmerrshme. Dhe ai tregonte labirinthet e zeza nga të cilat del ai që thoshte një gjë të tillë. Pra, unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, s'ka lidhje fare kjo me non grata-n time. Lëvizja që kam ndërmarrë më ka penguar në punën time. Sepse më kushton kohë nga mëngjesi e deri në darkë. Unë po shkruaja edhe vëllime, edhe dokumente, dhe do të bëja atë betejë që më takonte të bëja në mbrojtje të dinjitetit tim. Por nuk kam hequr dorë", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...