Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Çim Peka Live se ia thënë Lulzim Bashës që nuk ishte lider.
Lideri historik i PD tregoi se si Basha mashtronte me poll-et që përgatiste vetë dhe e nxirrte veten në rritje në elektorat, ndërsa në të vërtetë në zgjedhje u votua nga vetëm 19%.
"Isha i sigurt që kurrë nuk bëhej lider. Por pse unë isha i sigurt, publikisht nuk mund t'ia privoja nga kjo gjë, por atij ia kisha thënë me dhjetëra herë. Por zgjedhjet fitohen edhe kur kryetari nuk është lider. Dhe kjo u faktua në Francë me Hollande. Bashkëjetuesja e tij ishte lidere, konkurroi me Sarkozy dhe dilte lider. Bashkëjetuesi i saj nuk dilte lider. Dhe ai pati mençurinë t'u thotë francezëve unë nuk jam lider, jam njeri normal. Nëse votoni keni votuar një prej jush. Basha tha se kam anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Ka meritë, nuk e mohoj. Meritë të jashtëzakonshme ka Fatmir Mediu. Nuk i mohoj meritat. Por kur marrin përsipër atë që s'e kanë bërë, bëhen qesharakë. Unë i kisha thënë dile dhe thuaju shqiptarëve që jam njeri normal. Ia kërkova edhe kompanisë së konsultimeve, një komapni shumë e mirë, por ky e mashtronte me poll-et. Poll-e të cilat e paraqisnin këtë si lider i bënte fiks kompania e tij. Ishte një person në një universitet privat. Pra i bënte vetë. Në këtë mënyrë ai paraqitej se po ngjitej kur doli se vetëm 19% e votuesve demokratë e votuan për lider