Referendumi/ Nesër 75% e demokratëve fierakë votojnë shkarkimin e Bashës

Premte, 17 December 2021 20:58

 

Mbi 76 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të kenë mundësi të ratifikojnë nesër vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të kësaj force politike. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi u shpreh se në të gjithë vendin janë marrë masat për zhvillimin normal të procesit. Edhe drejtues të degëve të PD në rrethe kanë dhënë detaje nga përgatitjet për këtë proces.

Fier – Demokratët fierakë nesër që në orën tetë të mëngjesit e deri në orën 17 do i drejtohen kurive të votimit për të votuar shkakrimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PDSH.
Votimi do kryhet ne disa qendra votimi por dy qëndra kryesore do te jene ne ish godinen e UFO pasi zyra e deges PD Fier eshte e ozurpuar dhe mbyllur dite ne pare me urdher te Bashes
Deputeti dhe ish kryetari i PD i kesaj dege Luan Baci ka pohuar se ne UFO do jene dy qendra votimi per qytetin e disa zona por qendra votimi do te kete ne Ndermenas, Vajkan, Cakran, Levan, Libofshe . Pritet nje pjesmarrje ne votim te anetaresise deri ne 80%, pohoi Luan Baçi

Patos
Votimi ne Patos anetaresia e PD se kësaj dege do e kryej ne ambiente te nje lokali me hyrje te qytetit pasi dera e selise se Partise eshte mbyllur . Sipas ish sekretarit te kesaj dege Gazmend Halimi mesohet se nga afro 1100 anetare qe nuneron kjo dege ne Patos pritet qe rrethe 750 te marin pjese ne votim, pra mbi 65% me 70%.

Roskovec
Demokratet e deges se PD se ketij qyteti do shkojne te votojne ne 2 qendra votimi, njera do jete ne seline e PD ose prane kinoteatrit te qytetit dhe tjetra ne fshatin Strum pasi ktu pritet te votojne anetaresia e zonave Suk 1 dhe Suk2, Arapaj, Strum, Velmish etj. Sipas Melsi Xhaxho qe eshte edhe organizatori i kesaj dege per votimin e shkakrimit te ish kryetarit Lulzim Basha mesohet se kjo dege ka pasur listë fiktive te anetaresise por nga 550 anetare pritet qe ne votime te marin pjese rrethe 330 anetare ose afro 60% e tyre

Mallakaster
Edhe ne kete zone eshte planifikuar vetem nje qender votimi ne qytetin e Ballshit. Ajo do te jete e e vendosur ne ambientet e kinotetarit te qytetit Ballsh prane qendres se qytetit. Kjo dege e PD per Mallakastren numuron nje anetaresi prej 900 personash nga te cilet pritet qe te marrin pjese ne votime 600 prej tyre pra ti kaloje 65% nga konfirminet paraprake qe ka bere grupi organizator nje dite me pare qe drejtohet nga Resmi Shanaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...