Rama i vjen në ndihmë Bashës: Jam kundër rikthimit të Berishës në PD

Premte, 17 December 2021 22:05

 

Pas gjithë enturazhit të vetë që e ka vendosur në shërbim, Edi Rama është angazhuar edhe vetë personalisht të ndihmojë të shkarkuarin e demokratëve nga kreu i PD, Lulzim Bashën.

I ftuar në Zonë e Lirë, Rama tha se kjo dallgë e ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall non grada i duket e pakuptimtë dhe histori të marrësh.

‘Që Sali Berisha të kthehet në personin që predikon shpëtim është marrësi’, tha Rama duke mbështetur në këtë mënyrë luftën e humbur të Lulzim Bashës me demokratët.

Rama: Nuk dua ta komentoj telenovelën, është e shpifur, e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe. Është e dhimbshme për këtë vend dhe popull e për ata që i besojnë deri tani. Është histori të marrësh.

Në vendin tonë pas 31 vitesh liri dhe përpjekje për të ndërtuar një sistem, të dalë një njeri “non grata” pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset është e dhimbshme dhe e rëndë. Por që ai të kthehet në personin që predikon shpëtim është marrësi. Është valle mes të marrësh. Unë po të them që është e shëmtuar dhe qesharake. Janë dy kufoma që hedhin valle në kurriz të një popullit të tërë qeveritar

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...