Përzënia e Rilindjes Demokratike nga zyrat, akt urrejtje i Lul Bravës ndaj fjalës së lirë!

E Enjte, 06 Janar 2022 14:32

 

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, dje në 30-vjetorin e Rilindjes Demokratike, Peng-Basha me urdhër të pengmarrësit të tij Edvin Rama, në një akt intolerance dhe urrejtje për fjalën e lirë, përzuri me dhunë nga zyrat e veta në Selinë e Partisë Demokratike gazetën Rilindja Demokratike, gazetarët e saj.

Ky akt i shëmtuar antidemokratik erdhi si rezultat i qëndrimeve dinjitoze dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes të Rilindjes Demokratike. Gazetaret dhe kryeredaktori i saj Bledi Kasmi, në kulmin e krizës që kaloi Partia Demokratike, dëshmuan para demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se Rilindja Demokratike nuk ishte gazetë e Sali Berishës, as dhe e Lulzim Bravës, por kishte mbetur besnike e misionit të saj të madh për të cilin lindi: zëdhënëse e fjalës së lirë, e të vërtetës, anticensurës, mendimit të pavarur intelektual, transparencës të guximshme të krimeve të narkoshtetit, interesit kombëtar.

Deputeti Lulzim Basha me dëbimin e gazetarëve të gazetës Rilindja Demokratike kreu ndaj kësaj gazete një akt të pashembullt, të cilin nuk e ndërmorën në lindjen e saj diktatori Ramiz Alia, as dhe rebelët komunistë që erdhën në pushtet me flakë dhe tym në vitin 1997.

 

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë dhunim të pashembullt të fjalës së lirë, gazetarëve dhe gazetës Rilindja Demokratike në 31-vjetorin e tyre, ju bëj thirrje shoqatave të gazetarëve të vendit dhe të huaja, si dhe institucioneve ndërkombëtare, zyrave të OKB, OSBE, KE, PE, që merren me lirinë e medieve, të dënojnë këtë akt të pashembullt banditesk ndaj medieve të deputetit peng të qeverisë, Lulzim Brava

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...