Berisha: Më 8 janar Bashës do t’i japim 20 karrige dhe brava. I lidhur në afera me Edi Ramën

E Enjte, 06 Janar 2022 15:05

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh nga Fieri se në 3 muaj opozita arriti të ringrihej, duke kthyer besimin jo vetëm te demokratët, por te të gjithë shqiptarët.

Berisha tha se ne i dëshmuan vendin dhe Botës se liria në zemrat tona nuk vdes kurrë, pasi ne organizuam Kuvendin dhe referendumin e lirisë.

“Pasi dështuan për të marrë peng Partinë Demokratike, pasi dështuan në përpjekjet për të dekurajuar Kuvendin dhe Referndumin e lirisë, këta mjeranë, Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha, duan të marrin peng shtëpinë tonë, selinë e PD-së.

Për çdo shqiptar, garantoj, se ne s’jemi keq për një karrige dhe për një zyrë, por problemi është te parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë, që vullneti i shumicës zbatohet dhe ai i pakicës respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është tipari i regjimeve diktatoriale, terroriste. Ne do ti japim Lulzim Bravës 20 karrige dhe 20 brava”, tha Berisha nga Fieri.

Ai përsëriti thirrjen drejtuar çdokujt që të bashkohet me ne, duke shtuar se kjo nuk është çështje karrigesh, por parimesh demokratike.

“Ne mblodhëm Kuvendin, e shkarkoi Kuvendi sipas statusit që kishte miratuar vetë, e kaluam vendimin e Kuvendit në referendumin e anëtarësisë, dhe ju, anëtarët e PD vendosët për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai harroi gjithçka dhe deklaroi se nuk njeh Kuvendin, nuk njeh Referndumin, edhe pse në 18 dhjetor votuan për shkarkimin e Lul Bravës, 10 mijë demokratë më shumë, se sa votuan në qershor për zgjedhjen e tij”, tha Berisha.

Ai tha se Basha është peng i aferave jo vetëm me dosjen Nick Muzin dhe Toyota Yaris, por edhe me aferat në Portin e Durrësit, sikundër po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Berisha tha se me datën 8 janar, në mënyrë paqësore, do të zbatojë vendimin e Kuvendit dhe anëtarësisë së PD.

“Këto shenja, që tejkalojnë çdo imagjinatë, tregojnë një Lulzim Bashë sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, i shërbimeve të diktaturës”, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...