Me këtë ritëm, pas Federatës, do kërkojnë edhe ‘rrugën e Elbasanit’

Tuesday, 25 Janar 2022 19:26

 

Nga Alfred Lela - 25/01/2022

Sikur asgjë tjetër i tradhton babëzia. Të çimentuar në pushtetin legjislativ, me shumicë të qartë parlamentare dhe në pushtetin ekzekutiv me qeveri pa pengesa legjislative, kjo shumicë, që shihet me dyshim edhe për fijet dhe ndikimin në pushtetin gjyqësor, i është hedhur në grykë të vetmes gjë që i ka mbetur jashtë kontrollit, Federatës shqiptate të Futbollit.

Të supozuar gjithashtu si shumë të afërt me zyrtarë të lartë të Komunitetit mysliman, pas Federatës u mbetet edhe Kisha katolike në Shqipëri.

Babëzia jua hedh në erë qëllimet, edhe në i paçin të mira.

 

Babëzia e tyre e bën edhe Armando Dukën të duket burrë i mire, edhe në qoftë më i keqi ndër burrat.

Teknologjia e përdorur është e njëjta. Në fillim furnizojnë me informacione, ku e vërteta dhe e rrejshmja vallëzojnë ngjitur, gazetat, portalet dhete televizionet afër tyre, në përpjekje për ta farkëtuar bindjen e opinionit me goditjen.

Më pas hidhen në faza të tjera të sulmit, si kërcënimet, direkte ose jo, shantazhet e paketuara, por edhe fushata e hapur ku ndërthurin vrasjen karakteriale me dhunën terroriste.

E gjithë kjo turli i hidhet një publiku të shushatur nga denduria e informacionit, ndërkohë që nuk është aspak ai synimi i sulmeve verbale apo fizike. Së pari, synohet rreshtimi i medias sipas krahëve dhe, së dyti, ndikimi i procesit gjyqësor nëse puna vjen deri aty.

Pra, parashkruhet skenari, të paktën në 6 aktet e para dhe i mbetet një dore, kinse të panjohur, autoriale, që shtyhet më shumë nga rastësia e ogureve, ta marrë vendimin. Në fund, dihet se shija e aktit final anon gjithmonë nga tragjikja.

Duhet, në fakt, guxim i madh, apo koqe, për të përdorur fjalët e kryebashkiakut për ta centruar skenar asisoj, duke hedhur brenda personazhe në dukje independentë si ‘rruga e Elbasanit’, CIA, FBI, SPAK, e me radhë.

Këtu ose spekulanti politik del mbi politkanin ose ai nuk është më i mirë se ata që i përdor si pika reference në spekulime.

Heshtja e institucioneve të referuara në regjistrimin e kryebashkiakut na thotë se, të përmendurit, o janë indiferentë, o të përfshirë, ose idiotë. Unë do të preferoja këtë të dytën, sepse indiferenca dhe idiotësia janë më vdekjeprurëse se poshtërsia.

Heshtja e tyre, ciladoqoftë arsyeja, në fund mbetet poshtërsi. Për arsye se furnizon me indiferencën e arbitrit rezervuarin ndërkohë deri në grykë të relativizimit. Atë shije tashmë sunduese sipas së cilës asgjë nuk e ka efektin që duhet, sepse çdo gjë është si të tjerat.

Nuk ka akte përgjegjësie sepse nuk ka më dallim mes së mirës e së keqes.

Është një breg ujët e të cilit nuk na ka lagur për të disatën herë. Përgjimet e Habilajve ishin halucinancione. Përgjimet e zgjedhjeve në Durrës e Dibëër ishin deliberacione. Patronazhistët dhe rrogat ishin fiksione. E me radhë.

Kështu po kalon nën mustaqet e SPAK-ut dhe të ‘rrugës së Elbasanit’, edhe ky mi i madh që bën xhiron e mbrëmjeve nga Kryeministria në Bashki e varavingo. Dhe është rritur ky mi. Ka vite që bërtitet në Tiranë watch out for the mice. Kaq shumë herë kaluan ata nën mustaqe, të patrazuar, sa janë rritur e bërë rats.

Një ngushëllim nga e ardhmja thotë: mos u merakosni mund t’ju vijnë të marinuar nga Uashingtoni tetë vite më vonë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...