Me hua nga Rama/ Vëllai i komisionerit të PS, drejton takimin e Bashës

Tuesday, 25 Janar 2022 19:41

 

Personi që shihni në foto quhe Marsid Gupi.

Sot ndodhej në rolin e drejtuesit të takimit të deputetit Lulzim Basha me disa studentë të një universiteti privat në Tiranë.

Por kush është Marsid Gupi?

SYRI ka mësuar se vëllai i tij punon te zyra e Kadastrës dhe njihet si militant i PS.

Gjithashtu, vëllai i tij rezulton të ketë qenë edhe komisioner i PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Prania dhe moderimi i takimit të Bashës sot tregon se ka qenë me porosi të Rilindjes: Shkoni dhe ndihmoni Bashën...