Berisha në Patos: Kompania e lidhur me George Soros shkatërroi shtëpitë e banorëve

E mërkurë, 26 Janar 2022 17:31

 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi George Soros se një kompani nafte e lidhur me të, shkatërroi shtëpitë e banorëve të Patosit, ndërsa qeveria shqiptare heshti.

Berisha e quajti vendim skandaloz dhe korruptiv heqjen e rentës minerare, e cila kthehej në investime për komunitetin.

“Këto 8 vite janë vite regresi. Nafta, nga një faktor pasurimi për ju, u shndërrua në faktor fatkeqësie për ju. Të gjithë i kemi parasysh shpërthimet në Patos Marinzë, shkatërrimet që sollën. Por shkatërrime shumë më të mëdha sollën në shëndetin e njerëzve. Qëndrimi ishte armiqësor, çnjerëzor. Jo vetëm që qeveria nuk qëndroi në anën tuaj, por bëri gjithçka qëe ta mbyllte problemin dhe pa dëmshpërblime.

Bëri gjithçka të falsifikonte analizat, të cilat tregonin lëndë toksike të dëmshme për shëndetin e banorëve. Bëri gjithçka të fshihte autorët vetëm se ata ishin miq të kreut të Meduzës. Mediat informuan se pas kompanisë qëndronte multimiliarderi George Soros. Një numër raportesh nga mediat u publikuan, por qeveria injoroi çdo gjë. Në një veprim antiqytetar, antipopullor, hoqi rentën. Renta është detyrim ndërkombëtar. Shqipëria u anëtarësua në organizua në organizatën ENTI të OKB.

 

Kjo i detyron kompanitë e naftës që të jenë sociale, të kujdesesn për komunitetin, të investojnë. Kjo organizatë i detyron qyeveritë që një pjesë të mirë të rentës të mos e marrin vetë por t'ua lënë qeveritarëve vendorë. I tillë ishte ligji që bëmë ne. Kush përfitoi nga heqja e rentës? Të gjitha paratë shkuan në xhepat e milionerëve. Kjo qeveri ndan paratë me ata, pasi përndryshe nuk do ta hiqte kurrë. Jo vetëm u hoq renta, por po çmontojnë, në vend që të investonin, po e kthejnë në skrap rafinferinë, pasi vodhën qindra milionë euro”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...