Demokratin e famshëm Ilir Vrenozi e thërret policia, reagon presidenti Meta

E mërkurë, 26 Janar 2022 18:32

 

Korçari i famshëm demokrat Ilir Vrenozi është thirrur sot nga policia.

Atij i eshte kerkuar nga policia nje deklarate, ne lidhje me theniet e tij ne rrjetet sociale.

 

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Meta thekson me ironi se edhe kjo mund të jetë rastësi, duke shtuar se i urojmë intervistë konstruktive dhe demokratike.

 

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Edhe kjo besoj RASTËSI, por e vërtetë se më njoftoi vetë adashi im.

T’i urojmë një intervistë konstruktive dhe demokratike.

Nga Republika e Shqipërisë, në Republikën Socialiste të Rastësive