Banorët e '5 Majit' në protestë para Kuvendit: Ku do strehohemi?

E Enjte, 27 Janar 2022 10:20

 

“Kryeministër ku je?! Bëj transparencën e projektit!”- shkruhet në njërën nga pankartat.

Një protestë po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë sot, i cili pritet të mblidhet në seancë plenare. Dhjetëra banorë të lagjes “5 Maji” në Tiranë, të mbështetur nga një përfaqësi e banorëve të Laprakës, me pankarta po kërkojnë që të mos shemben shtëpitë e tyre, të prekura nga projekti i rindërtimit të pallateve.

Policia ka dalë përpara tyre për të mos lejuar që ata të pengojnë hyrjen e deputetëve në Kuvend, por protestuesit kanë kërkuar që forcat policore të mos i pengojnë në këtë përpjekje që ata po bëjnë për të konstatuar me të zgjedhurit e tyre.

Banorët protestues kërkojnë të bëhet transparente dhe zyrtare se ku ata do të strehohen pas shembjes së banesave dhe që gjithçka të noterizohet, të bëhet zyrtare për banesat e reja që është premtuar t’u jepen

Modifikuar më E Enjte, 27 Janar 2022 13:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...