‘O policë, mos i lini të hyjnë brenda këta pisa deputetë, se mund ta pësoni si ne nesër’

E Enjte, 27 Janar 2022 10:21

 

30 banesat e para nga 430 në total tashmë janë shembur në lagjen “5 Maji” në Tiranë, për të krijuar sheshin e ndërtimit për pallatet të pastrehëve nga tërmeti.

Për të ndaluar rrënimin e tyre të gjithanshëm, banorët e prekur janë mbledhur përpara Kuvendit që ka nisur seancën e përjavshme duke kërkuar takim me deputetët me pankarta dhe thirrje revolte.

Por deputetët i kanë shpërfillur dhe kanë hyrë në Kuvend të mbrojtur nga Policia e Shtetit, e cila vazhdon t’i shtyjë protestuesit që kërkojnë transparencë për projektin që do të kryhet dhe se ku ata do të strehohen pasi t’u shemben shtëpitë.

 

 

Një gjë është e qartë që ka çuar deri në këtë protestë të disatën të tyren: As bashkia dhe asnjë institucion shtetëror nuk i ka thirrur dhe sqaruar se ku do të strehohen ata pas shembjes së shtëpive.

 

Një zonjë tha: “Ne jemi të stresuar, kemi humbur njerëzit e afër, kemi shpenzuar miliona për tu mjekuar pa asnjë qindarkë nga shteti dhe sot po detyrohemi të lëmë shtëpitë tona dhe të dalim mes rrugës. Asnjë, as bashkia dhe asnjë institucion i këtij shteti nuk ka folur me banorët e lagjes sonë.”

Një banor tjetër, gazetar në profesion, thirri dhe akuzoi: “Janë 430 banesa tek “5 Maji” që priten të shemben. 30 janë shembur dhe priten të shemben edhe 400. Këta nuk flasin se i ndajnë lekët bashkë.

Ata deputetë që po kalojnë atje si skutha pa kthyer kokën pas, janë turpi. I bëjnë ligjet veç për vete për të marrë paratë. Për njerëzit e thjeshtë nuk pyesin. Këta njerëz nuk duhet të lejojë Policia të hyjë në parlament, jo neve.

Kjo kapele polici kushton 300 euro, që e kanë këta në kurriz. Policë, edhe juve ju bëjmë nder, se këta që marrin vendime po na dëmtojnë ne sot.

Nuk dua që fëmijët e mi nesër të thotë më shiti babai, më la në baltë, që këta pisa që janë aty t’I vënë gishtin kokës. Se shpërndajnë paratë tek ndërtesa aty sipër, me kile i shpërndajnë. Bllokojeni rrugën mos i lini të hyjnë brenda këta. O shoku deputet!!!”

Modifikuar më E Enjte, 27 Janar 2022 13:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...