Çmenduria e aleancës Rama-Basha/ Deputeti Baçi zbohet nga vendi

E Enjte, 27 Janar 2022 10:40

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se i kanë ndryshuar vendin e uljes në sallën e Kuvendit pa e informuar.

Baçi u shpreh i indinjuar nga ky gjest pasi dikush i kishte thënë që vendin e ka në koridor.

“Te vendi ku doja të ulesha, gjeta një emër tjetër. Të paktën ju paradhënie, kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është zoti Basha, që mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për të ndërruar vendet e deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, ku duhet të dënoni një nxënës duke e çuar në vendin e fundit. Përpara se të bëni veprime të tilla, ne duhet informohemi që mos të përballemi me situate të pazakonta.

Dikush më tha që emrin e ke në korridor. Mendoj që këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar as ju, as zoti Basha, unë jam deputeti më i votuar nga 6 deputetët e opozitës të qarkut të Fierit. Mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm votuesit demokratë dhe jo ju me zotin Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes peng të një personi që është peng I maxhorancës, është mbyllur në 11 dhjetor”, tha Baçi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...