Seanca për Metën/ Dervishaj: Gjyqtarët janë në konflikt interesi

Tuesday, 01 February 2022 10:45

 

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ky i fundit përfaqësohet në këtë seancë nga përfaqësuesi ligjor, Bledar Dervishaj.
Përpara gjyqtarëve, ai tha se Presidenti i Republikës ka paraqitur një kërkesë paraprake për vlerësimin që u duhet bërë gjyqtarëve, e cila vë në dyshim paanshmërinë e tyre. Gjyqtarja Fiona Papjorgji është atakuar nga kreu i shtetit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe ndaj saj është kërkuar edhe masë disiplinore.

 

 

“Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga 7 anëtarë, 6 prej të cilëve janë zgjedhur nga institucione në konflikt interesi, siç janë Kuvendi dhe Presidenti,” tha ai.

 

Më tej Dervishaj tha se trupa gjykuese e di që Meta është sulmuar rregullisht nga kryeministri Edi Rama që nga viti 2018.

Dervishaj vuri në dukje edhe se dy prej gjyqtarëve iu mbaron mandati pas disa javësh, ndërkohë që kryetarja aktuale, Vitore Tusha është në ditën e 5 përtej mandatit.

"Qëndrimi në detyrë përtej mandatit me një kohëzgjatje 5-vjeçare, që është përtej cdo arsyetimi logjik, krijon një situatë që dukshëm vendos në dyshim pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që një shkak tjetër është fakti që presidenti Meta, pasi kryetarja ka shprehur interesin e saj për të kandiduar për kryetare të KLSH, më 5 nëntor e ka propozuar si kandidaturën më të mirë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi nuk e ka pranuar propozimin dhe e ka refuzuar, duke anatemuar veprimtarinë e presidentit se po tentonte të bllokonte veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bledar Dervishaj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...