Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, njoftoi dje krijimin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.
Ai tha se pjesë e këtij koalicioni do jetë edhe LSI dhe parti të tjera.
Ndërkohë sot është publikuar edhe logoja e koalicionit. Ajo është me ngjyrat blu dhe të kuqe.
Në logo shihet flamuri kombëtar, ndërsa sipër është shënuar: SHTEPIA E LIRISE