Berisha: Taulant Bego Yarisit vjen në Lushnje dhe bën fushatë për kandidatin e Lul Bravës

E mërkurë, 09 February 2022 18:10

 

Nga Lushnja, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës.

Berisha tha se në zgjedhjet e 6 marsit demokratët përfaqësohen nga kandidati i koalicionit opozitar, "Shtëpia e Lirisë", Elton Bano.

"Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura poër çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajo por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën", u shpreh Berisha.

 

 

Berisha tha se Lulzim Basha ndryshoi pas një takimi 5-6 orësh me Edi Ramën.

 

"Edi Rama përdori mashtrime, banda dhe shumë mënyrë, por përdori edhe naitivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë, të cilin sikur i bëri magji në një takim të papritur 5-6 orësh dhe nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi. Nga ajo kohë, në zgjedhjet e vitit 2021, ai vendosi sistemin e patronazhistëve, sistem i përdorur në Partinë e Punës. përdori 130 mln euro nga buxheti për të marrë votën e qytetarëve në zonat e tërmetit, përdori paratë e droiës dhe korrupsionit. Lulzim Brava i cili ishte zotuar se do të mbroj votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj, dhe në vend që të dilte në shesh për të mbushur sheshin e Tiranës e të mos ndaheshim deri kur të përmbysnim zgjedhjet, vrapoi pas karriges së tij".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...