Berisha: Në Shqipëri po dyndet qumështi serb, fermerët shqiptarët po therin lopët

E mërkurë, 09 February 2022 18:19

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi Edi Rama përmes 'Ballkanit të Hapur' po rrënon fermerin shqiptar.

Në Shqipëri, tha Berisha nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit "Shtëpia e Lirisë", Elton Bano, po dynden produktet serbe, sepse Edi Rama ka hequr çdo barrierë doganore.

"Ne nuk kemi asnjë kufi me Serbinë dhe Edi Rama si vasal i Vuçiçit heq doganat, tarifat dhe çdo gjë me Serbinë. Një vend me një bujqësi shumë herë më të investuar se bujqësia shqiptare, subvencionon shuma të mëdha për fermerët e vet dhe në këtë mënyrë shuhen prodhimet tona dhe bëhet e pamundur konkurrenca në treg për fermerët shqiptarë. Me dyndjen e qumështit serb, fermerët kanë nisur të therin lopët e racës dhe kjjo është një fatkeqësi e vërtetë familjare për ata, por është një fatkeqësi e vërtetë kombëtare për të gjithë shqiptarët", u shpreh Berisha

Modifikuar më E mërkurë, 09 February 2022 18:21

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...