Skandali i ARRSH dhe Kadastrës, kapen me shkelje ligjore: S’ka projekt për Unazën!

Saturday, 05 Mars 2022 14:23

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjensia e Kadastrës në koordinim me njëra tjetrën kanë nisur skualifikimet për pajisjen me leje legalizimi të atyre banesave që në të ardhmen do të preken nga gjurma e zgjatimit të Unazës së Madhe, në shkelje të plotë me ligjet shqiptare.

Skandali qëndron në faktin se ARRSH, edhe pse nuk ka një projekt të përfunduar në mënyrë administrative, ka zbritur në terren dhe ka bërë lajmërimin e pronarëve të bizneseve e banesave të banimit, duke u dhënë një afat kohor prej 15 ditësh që të lirojnë ambientet pasi do të nisin shembjet.

Në shkresen drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar për marrje informacioni në lidhje me praktikën e ndërtimit të segmentit rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës, Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Shkozë, ky institucion në përgjigjen e kthyer konfirmon se ende nuk ka një projekt të përfunduar në mënyrë administrative, çka do të thotë se ARRSH dhe Agjensia shtetërore e Kadastrës po veprojnë në kundërshtim me ligjin, qoftë me lajmërimet për lirimin e ambienteve ashtu edhe për kualifikimet që u janë bërë banesave që në një të ardhme do të preken nga ky projekt i devijuar.

 

 

Banorët e Laprakës. Paskuqanit, Babrrusë dhe ata të kodrës së priftit kanë disa muaj që janë ngritur në protestë për të kundërshtuar këtë projekt që e cilësojnë abuziv, si edhe për të marrë informacione nga institucionet shqiptare. Deri më tani e vetmja përgjigje që kanë marrë zyrtarisht nga ARRSH, është fakti se ky institucion nuk ka një projekt për zgjatimin e unazës së madhe nga sheshi shqiponja në drejtim të bulevardit të ri, Shkozë dhe pavarësisht mos pasjes së një projekti, puna në terren ka nisur

 

Skandali thellohet edhe më tej pasi prokuroria e Tiranës ka nisur tashmë një procedim penal për zyrtarët e lartë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës për veprimet apo mosveprimet e tyre, pasi në një mënyrë të paprecedente, ka përjashtuar nga legalizimi disa godina të cilat preken nga një projekt imagjinar i ARRSH, pasi zyrtarisht nuk kemi asnjë të tillë.

Historia me projektin e unazës së madhe po përseritet sërish, ajo çka ndodhi në zonën e Astirit ku u vonua mbi 2 vite ky projekt pas daljes së informacionit se kishte falsifikime në dokumentacion, e njëjta skemë po përdoret edhe në pjesën e mbetur të Unazës së Madhe, me shkelje ligjore dhe administrative.

Edhe pse dyert e burgut janë hapur për disa nga ish zyrtarët e lartë të qeverisë Rama, kjo mesa duket nuk ka shërbyer si mësim për zyrtarët e tjerë të administratës që edhe sot e kësaj dite vijojnë të shkelin ligjin dhe të abuzojnë me detyrën, duke shkaktuar një dëm të kosniderueshëm ekonomik si edhe një plagë të madhe sociale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...