Bashën e braktisin të gjithë, nuk gjen dot komisionerë

Saturday, 05 Mars 2022 14:24

 

 

Lulzim Basha po rrezikon zgjedhjet e pjesshme vendore të ditës së nesërme, 6 mars. KQZ ka nxjerrë njoftim ku thekson se në limitet e afateve ligjore, Lulzim Basha nuk ka komisionerë për të dielën dhe po kërkon t’i zëvendësojë me aplikantë të tjerë.

Aplikantët e tjerë janë komisionerët e Edi Ramës.

 

SYRI ka siguruar dokumentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku theksohet se komisionerët e caktuar nga Lulzim Basha nuk janë banorë të zonave ku do të ketë zgjedhje të pjesshme, pra të bashkive Shkodër, Durrës, Vorë, Lushnje, Rrogozhinë dhe Dibër.

 

 

Kjo tregon se Basha nuk ka as komisionerë për organizimin e zgjedhjeve, e jo më votues për kandidatët e tij.

 

Në këtë drejtim, Lulzim Basha duke u futur në këto zgjedhje, ku nuk përmbush as kriterin më të rëndësishëm të Kodit Zgjedhor, atë të caktimit të anëtarëve të komisioneve të votimit dhe numërimit, po rrezikon të gjithë procesin e ditës së nesërme.

Shpresa e fundit e Bashës është që komisionerët t’ia caktojë Rama nëpërmjet KQZ.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...