Të kthehen 400 mln € e vjedhura'/ Meta: Mafia në Siçili s'ka bërë asgjë më shumë me plehrat, se këtu

Saturday, 09 Prill 2022 19:35

 

Presidenti Ilir Meta kërkoi sot jo vetëm dënimin e përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, por edhe kthimin e mbi 400 mln euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Kreu i shtetit tha se mafia siçiliane e njohur botërisht si organizatë kriminale e plehrave, s'ka bërë asgjë më shumë se ajo që ka ndodhur në Shqipëri me mbetjet, por sërish, shtoi Meta, ata nuk kishin ndikim në qeverinë qendrore, ndryshe nga këtu.

 


"Veç burgosjes së përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, është e rëndësishme që mbi 400 milionë euro abuzime të kësaj afere t'ju kthehen qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili se sa këtu, por atje ndikimi në qeverinë qendrore ishte i pjesshëm, ndërsa këtu... Nuk janë përfituesit e vërtetë të kësaj afere as Stela, as Zoto, as Mërtiri, ata janë instrumente.

 

 

Kur e pyetën Kordokovskin para pak ditësh se si po ecën ky regjimi oligarkik në Rusi, tha, 'ishte oligarki, por është diktaturë', oligarkët tani janë instrumente të diktatorit, përdorin emrat, kompanitë, bëhen edhe bedela një pjesë e madhe në fund kur plasin skandalet e mëdha. Kjo është një situatë që nuk mund dhe nuk do të vazhdojë, të jeni i sigurtë për këtë", tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...