'Komitet Transparence për inceneratorët'/ Meta: Do të nis një tur llogaridhënie

Saturday, 09 Prill 2022 19:38

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë konferencës me mediat se do t'i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve.

Kreu i shtetit paralajmëroi ngritjen e një Komiteti Transparence në përbërje te të cilit do të jenë ekspertë të ligjit dhe financave, për të informuar shqiptarët se si janë vjedhur paratë e taksave të tyre.

Presidenti evidentoi se janë mbi 400 mln euro abuzime që duhet t'iu kthehen qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, Meta tha se vetë ai do të nisë një tur llogaridhënie në të gjithë vendin.

"Veç burgosjes së përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, është e rëndësishme që mbi 400 milionë euro abuzime të kësaj afere t'ju kthehen qytetarëve shqiptarë. Drejtësia me regji as ka funksionuar dhe as do të funksionojë. Dhe për këtë qëllim, shumë shpejt do të ndërtoj si president një komitet të transparencës për aferën e organizatës së inceneratorëve, që ta kuptojnë të gjithë, me njerëz kompetentë, të financës, të evazionit fiskal, të ligjit, kudo në Shqipëri, përmes takimeve, konferencave, bashkëbisedimeve.

Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili se sa këtu, por atje ndikimi në qeverinë qendrore ishte i pjesshëm, ndërsa këtu... Nuk janë përfituesit e vërtetë të kësaj afere as Stela, as Zoto, as Mërtiri, ata janë instrumente.

Kur e pyetën Kordokovskin para pak ditësh se si po ecën ky regjimi oligarkik në Rusi, tha, ishte oligarki, por është diktaturë, oligarkët tani janë instrmente të diktatorit, përdorin emrat, kompanitë, bëhen edhe bedela një pjesë e madhe në fund kur plasin skandalet e mëdha. Kjo është një situatë që nuk mund dhe nuk do të vazhdojë, të jeni i sigurtë për këtë.

I frymëzuar nga instrumenti i Këshillimit Kombëtar, edhe pse ishte i paligjshëm se s'mund të përdoret INSTAT, do të nis një tur llogaridhënie, përveç Komitetit të Transparencës, për organizatën e inceneratorëve, të cilat mendoj se do të jenë risi në fund të kësaj Presidence", u shpreh Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...