Meta: S'kam bllokuar asnjë propozim për ambasador, mashtrim ordiner nga 'Zogu i Tiranës'

Saturday, 09 Prill 2022 22:48

 

Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë urgjente për mediat se akuzat e Erion Veliajt për bllokimin e ambasadorëve janë një mashtrim ordiner nga ai të cilin e quajti 'Zogu i Tiranës'.

Kreu i shtetit thekson se s'ka bllokuar asnjë emërim ambasadori ndërsa shton se faktet janë shkresat zyrtare.

"Zogu i Tiranës edhe në gjumë gënjen. Nuk kam bllokuar asnjë propozim zyrtar për emërim ambasadori. Faktet janë shkresat zyrtare."-tha Meta.

Kujtojmë se më herët Veliaj ka thënë se bllokohen dekretet, bllokohen ambasadorët

“Si përfaqësues i qytetit, si kryetar bashkie, më qëllon që të jem shumë në forume ndërkombëtare dhe shumë veta thonë.

A ka diçka që nuk shkon me Shqipërinë, që janë ende ne detyre ambasadorët nga 6, 7, 8 vjet?

Fakti që janë krijuar ngërçe të tilla, nuk e ndihmon vendin.”-ka thënë Veliaj më parë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...