'S’ka qenë bashkëpunëtor i imi'/ Meta: Bllako të bashkëpunojë me drejtësinë

Saturday, 09 Prill 2022 22:57

 

Ilir Meta shprehet se sa i takon ish-ministrit Alqi Bllako, i arrestuar tashmë, nuk ka qenë bashkëpunëtor i tij i ngushtë dhe se i sugjeron që të bashkëpunojë me drejtësinë në mënyrë që të marrë një dënim më të ulët.

Meta shton se Bllako është i ri dhe figura e tij politike mund të rehabilitohet sërish duke qenë dhe i dobishëm për vendin e duke kthyer paratë e vjedhura.
“Lidhur me Bllakon, nuk ka qenë bashkëpunëtor i afërt i imi, as ndonjë aktivist i LSI, e vërteta është që ka qenë në PD dhe ca kohë edhe në Bashkinë e Tiranës në kohën e PD, e vërtetë është që ish-ministri.

Ish-ministri Koka ka patur lidhje personale me të dhe ai e afroi në ministrinë qe ka drejtuar, nëse ka ardhur këtu ka ardhur sepse duhej të kishte një status të nëpunësit civil dhe ai e kishte, dhe këtu ka zbatuar vetëm ligjin, por sigurisht nuk mund të rrinte gjatë në Presidencë se donte kthehej tek tenderat.

Unë i sugjeroj të bashkëpunojë me drejtësinë, është i ri dhe nëse bashkëpunon në një kohë të caktuar mund të rehabilitojë personalitetit e tij politik dhe të kthejë lekët”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...