Berisha: Kim po ndërhyn te gjykata, qeveria e SHBA duhet ta ndalojë

Premte, 22 Prill 2022 14:37

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi deklaratat e bëra nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, një ditë më parë.

Berisha tha se ishte një ndërhyrje qesharake nga guvernatorja, e cila kërkon t’i imponojë opozitës se çfarë akuza duhet të bëjë.
Më tej, Berisha tha se Kim po ndërhyn në çështjen për PD-në pranë apelit, duke bërë takime.

Berisha kishte një mesazh për qeverinë amerikane.

“Një ndërhyrje qesharake e guvernatores. Unë theksoj se ka marrë fund koha e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë. Askush nuk mund t’i diktojë opozitës akuzat që duhet të bëjë apo të mos bëjë. Se pashë aty shqetësim për akuzat. Të harrojë kush përpjekjet se mund të diktojë.

Sikundër, unë publikisht, shpreh keqardhjen për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar ju informova, së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore. Sepse sipas procedurave nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri,” tha Berisha.

Ai shtoi se ka tre burime që ia konfirmojnë ndërhyrjet e Yuri Kim te gjykata

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...