Genc Pollo:Një person vendosmërisht qesharak dhe kuptimi i vështirë në shqip i fjalës gjermane ‘fremdschaemen’

Premte, 22 Prill 2022 14:40

 

Përfundimisht është e dukshme dhe e qartë: të lavdishmet ShBA përfaqsohen sot në Tiranë nga një person vendosmërisht qesharak (pvq).
Për ShBA ky fakt nuk është problem i madh: as nuk e dinë e as nuk merakosen. Ky është gati si ligji i fizikës për peshat e masat e mëdha. Edhe për një vend të vogël si i yni po të mbetej me kaq nuk do të ishte ndonjë qeder: thjesht dikush do të gajasej e dikush tjetër do te sikletosej nga fremdschaemen.
Druaj se për fat të keq nuk mbetet me kaq: pvq nuk e absorbon dot vetë antipatinë e bezdinë që ai shkakton tek më shumë se gjysma e publikut. Një pjesë e ketij sentimenti negativ derdhet edhe mbi shtetin që përfaqsohet nga ky pvq. Duke ndikuar në perceptimet e popullit më amerikanofil në Ballkan dhe në Europë. Duke krijuar imazhin e një shteti mistrec, të kapshëm e të kapur. Edhe pse kjo nuk është e vërteta dëmi megjithatë ndodh. Në kohë lufte ky dëm bëhet më i rrezikshëm. Më pak për Amerikën e madhe. Më shumë për Shqipërinë e vogël. Ilaçi kundër dëmit është durimi me dinjitet. Pa reaguar me tepri ndaj pvq. Mundësisht duke e injoruar atë. Dhe duke vazhduar dialogun e bashkëpunimin me persona seriozë. Sepse si çdo problem edhe ky është i përkohshëm.
Post Scriptum: fjalën fremdschaemen e kam shpjeguar në një shënim të vjetshëm si vijon: "fremdschaemen" është një glosë në gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur autorët duan të thonë fremdschämen në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët. Fremdschaemen është ndjenja e turpit kur ti sheh sesi një i njohur i yti vihet publikisht në pozitë të sikletshme; shpesh pa e kuptuar. Për shembull kur sheh një mësues tëndin të gjimnazit, të cilin ti e kujton me respekt, se si e përqeshin kalamajtë e lagjes kur ai kalon rrugës i dehur xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet. Genc Pollo
-/-

Modifikuar më Premte, 22 Prill 2022 20:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...