'4.5 miliardë euro'/ ZDF: Kanabisi është ari i Shqipërisë, sa 1/3 e ekonomisë

E mërkurë, 04 May 2022 12:02

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama përdori një sondazh të manipuluar për t'i hapur rrugën legalizimit të kanabisit. Por rrjeti televiziv gjerman, ZDF, raporton se kanabisi është ari i Shqipërisë, pasi përbën një të tretën e ekonomisë

Rrjeti televiziv publik gjerman, ZDF, ka përgatitur një reportazh mbi mafian shqiptare.

 

LEXO EDHE:
Rinasi marshon drejt shkollës së fshatit: Me 100 km në orë, do të na i marrin fëmijët para!

Reportazhi me titull: Mafia shqiptare- drogë, armë dhe nder i lënduar, sjell një panoramë të frikshme për rritjen e mafias shqiptare në nivel ndërkombëtar.

 

 

“Pasi u rritën si trafikantët kryesorë të kanabisit në botë, klanet mafioze shqiptare tani po hyjnë në biznesin fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut- me Gjermaninë si tregun e synuar prej tyre”, thuhet në reportazh.

 

Sipas ZDF, nëse në fillim shqiptarët ishin partnerë të mafias italiane në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës, tani janë importues si dorë e parë për kokainën nga Ekuadori dhe Kolumbia.

Reportazhi sjell një panoramë të zymtë të ndikimit të drogës së shqiptarëve në qytetet e mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti.

Sipas ZDF, Shqipëria nën Edi Ramën njihet si Kolumbia e Europës. Rrjeti gjerman raporton se mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie, etj.

“Në Tiranë, ku pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht, një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës.

Pronat dhe vilat në zonat më të mira të Tiranës demonstrojnë suksesin ekonomik të mafiozëve shqiptarë,” thekson ZDF.

Rrjeti gjerman ndalet gjerësisht te mbjellja e kanabisit në vend, duke shtuar se kjo bimë ka pushtuar edhe malet.

“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro,” thuhet në reportazh.

Gazetarja dhe shkrimtarja Christiane Jaenicke thotë se mafia është shumë e fortë në vend, duke cituar një shprehje të Fatos Lubonjës: “Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”.

“Mafia shqiptare është kudo,” vazhdon reportazhi.

“Shqipëria lufton për të ardhmen e saj. Policia shkatërron rregullisht plantacione dhe qeveria shpreson se me këto pamje do ndikojë te ndërkombëtarët, pavarësisht lidhjeve të dyshuara me bosët e karteleve”.

Më tej thuhet se Gjermania po bashkëpunon me autoritetet shqiptare, por ka pak besim brenda policisë shqiptare. Cilët informacione janë të sigurta, pyet gazetari.

“Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.

“Shteti është shumë i dobët dhe u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit,” thotë Jaenicke

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...