Kush është ministri shqiptar për të cilin flet i penduari i Ndranghetas?

E mërkurë, 04 May 2022 13:52

 

Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në veçanti rajonit të Piemontes.

I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjeç, i arrestuar në kuadër të mega-procesit të emërtuar "Rinascita Scott", i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona dhe përmban rrëfimet e dhjetëra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

 

E këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri, i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 dhe ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë

 

Në këto rrëfime të fokusuara mbi trafiqet e drogës, ai ka zbardhur lidhjet e bosave mafiozë të Ndranghetas me emra e personazhe të rëndësishëm të politikës shqiptare.
Në albumet fotografike të shfaqura nga Drejtoria e Antimafias, Antonio Guastalegname ka njohur krahun e djathtë të bosit mafioz të Zungrit, Antonio Giuseppe Accorinti, i cili ka bazën e tij operative në rajonin e Toskanës.

 

Personi i identifikuar në këtë fotografi, i quajtur Valerio Navarra, sipas rrëfimit të të penduarit Antonio Guastalegname, kishte lidhje të ngushta me elementë shqiptarë.

"Këta të fundit, shkruhet në procesverbalin e rrëfimit të Antonio Guastalegname, kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me sa kujtoj, thotë ai, ky person i korruptuar ishte o Ministri i Drejtësisë, o Ministri i Brendshëm, pra sidoqoftë një pesonazh politik mjaft i rëndësishëm në Shqipëri".

Këtë informacion, i penduari Antonio Guastalegname, thorë se ia ka dhënë një shqiptar me emrin Eduard o Robert, që sipas hetuesve të antimafias është Robert Lazaj, 50 vjeç.

I penduari Antonio Guastalegname, e ka njohur Robert Lazaj në fotografinë e dëshmuar nga prokurorët italianë duke e identifikuar si personi që prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte mbulimin e këtyre trafiqeve."/Alba Kepi- ORA NEWS

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...