Shkrimi në gazetën austriake/ Meta: Për çfarë më duhen fotot? I kam bërë që kur isha 30 vjeç

Tuesday, 17 May 2022 12:51

 

Presidenti Ilir Meta reagoi sërish në lidhje me një shkrim të një gazete austriake, ku akuzohet për një aferë 700 mijë eurosh për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

“E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi, nuk ka rëndësi kush është ai. Nuk është gjë tjetër përveçse ripërtypje e disa mashtrimeve të bëra nga revista Father Xhons.

 

Ajo forcë politike, LSI ka bërë një pagesë transparente, të konfirmuara në institucionet amerikane të drejtësisë. Gjithçka tjetër është një dramë e madhe sepse duan t’i bëjnë të gjithë njësoj.

 

 

...Pse më duhej mua ajo foto? Unë këto foto i kam bërë që kur kam qenë 30 vjeç, me presidentin Clinton dhe personalitete që të merr malli t’i shohësh sot. Nuk paguaj asnjë euro, asnjë cent për një gjë të tillë.

 

Kemi njoftuar ambasadorin tonë në Vjenë dhe ambasadorin austriak në Tiranë. Po të mos isha President i Republikës, nuk do e bëja sepse shpifje të tilla i dëgjon dhe i sheh përditë. Do keni mundësinë që ta ndiqni këtë gjyq dhe etapat. Këtë po e bëj për dinjitetin e postit që përfaqësoj. Siç kemi fituar gjyqe me media të tjera, italiane, ta fitojmë edhe me këtë,” tha Meta.

Edhe kreu i shtetit tha se pronarët e inceneratorëve ndodhen në Vjenë, aty ku doli edhe artikulli kundër tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...