PS cakton datën/ Vazhdon 'dashuria' publike mes Ballës dhe Alibeajt

Tuesday, 17 May 2022 13:20

 

Socialistët vijuan farsën presidenciale pa emra dhe pa kandidatura. Ata deklaruan se raundi tjetër i votimit do jetë më 23 maj në orën 18:00.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Ballla, deklaroi se data 30 maj është afati maksimal për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Kryetarëve, Balla u shpreh se nëse Presidenti nuk do të arrijë të zgjidhet në datën 23 maj, atëherë data e fundit, mbetet 30 maji.

Gjithashtu Balla ftoi Partinë Demokratike që të propozojë emra konkretë në lidhje me zgjedhjen e kreun e ri të shtetit dhe të mos e paragjykojë procesin.

 

Por sërish edhe gjatë kësaj seance ra në sy 'dashuria' mes Enkelejt Alibeajt dhe Taulant Ballës.

Balla iu drejtua Alibeajt me fjalët “Nuk të çoj dot sms”, ndërsa e udhëzoi edhe si të sillej me grupin parlamentar.

“Unë do të rekomandoja që të uleshit në grupin tuaj parlamentar dhe të dilni sa më shpejt me emra konkretë. Nuk mund të merremi vesh me letra në këtë proces, që e sjell posta pas 3 ditësh. Unë i kam lexuar kriteret, dhe ju thoni të mos jetë i asnjërës palë, por ama duhet ta propozoni vetëm ju! Tani nuk ta çoj dot me letër unë, ky është një proces, negocimi bëhet në tavolinë, ne nuk kemi fuqi armike. Hajde që të punojmë, unë nuk të shkruaj dot sms dhe as nuk flasim dot me telegrame, kur të doni ulemi që sot”, tha Balla

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...