Vagabondazhi politik dhe Rama që dënon gazetarët me 'riedukim'

Saturday, 02 July 2022 14:04

 

Ramës i shkoi krejtësisht bosh gjithë ajo rrugë që bëri në Bruksel. Shkoi, pa, erdhi vërdallë për ndonjë foto, iu qep pas të mëdhenjve, por u kthye pa kuptuar asgjë, madje duke sulmuar dhe turfulluar.

 

Pikërisht në konferencën për shtyp të mbajtur për takimet në Bruksel, ku duket se mund të na jepet ndonjë mundësi për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Rama kthehet në vorbullën e tij dhe rrezikun e madh të vendosjes graduale të një sistemi diktatorial, që nis me mbylljen e gojës për fjalën e lirë. E ka nisur me median dhe gazetarë të pakët që ende guxojnë të thonë disa të vërteta, por për ta Rama ka gjetur një zgjidhje: “Do të kaloni në riedukim”.

 

Kështu ndodhi edhe me gazetarin e “A2 CNN”, i cili pyeti ministren Olta Xhaçka nëse e ka shkelur “kodin etik të qeverisë”, pasi bashkëshortin bizmesmen, të shpallur nga Rama “investitor strategjik” e ka takuar vetëm apo në prani të të paktën dy zyrtarëve shtetëror sikurse e kërkon rregulli. Pikërisht kjo pyetje që nuk iu drejtua Ramës por ministres ka ritërbuar edhe një herë kreu e qeverisë.

 

Duke iu hakërryer gazetarit e dënoi me tre muaj riedukim…

Në fakt, një koncept i tillë vjen nga e shkuara komuniste, ku për gati 30 vite ka pasur një shkollë në periferi të Tiranës që quhej “shkolla e riedukimit”, ku të mitur dhe adoleshentë mbylleshin në atë kamp që ruhej me policë të armatosur dhe u bëhej vazhdimisht propagandë që të ktheheshin “të shëndetshëm” në radhët e partisë dhe pushtetit popullor. Koncepti i dënimit është i njëjtë, ndërsa forma ka ndryshuar, pasi Ramën nuk e lënë të shkojë deri në atë marrinë sa të hapë kampet e riedukimit të çdo zëri të lirë…

“Shkolla e Riedukimit” në atë kohë quhej me përbuzje nga komunistët si “shkolla e vagabondazhit”. Pra për ta kjo ishte shtresa që duhet të vuante, të ishte jashtë radhëve të partisë pasi kanë kryer sjellje të pahijshme që dëmtojnë pushtetin komunist.

E gjitha kjo skenë e shëmtuar ndodhi pak orë pasi Rama kishte ardhur nga qendra e demokracisë liberale dhe e botës përëndimore në Bruksel. A mund të mendohet që presidenti francez Macron, kryeministrit britanik Johnson, apo kanecelari gjerman Scholz t'u kthehen në një mënyrë të tillë gazetarëve vetëm për shkakun që nuk u pëlqen pyetja dhe nuk janë media e oborrit qeveritar? Më së paku kolegët e çdo gazetari të sulmuar nga lideri politik do të bojkotonin qeverinë në çdo konferencë dhe gjithashtu mund të mbaheshin protesta deri në rrezimin e qeverive, pikërisht në mbrojtjen e lirisë së medias.

Gazetarë të “vërtetë” sipas Ramës janë ata që bëjnë pyetje sipas kërkesave dhe diktimit të Fugës së tij. Janë ata gazetarë që për mbulim punojnë në një media private, që në letra thotë jam e pavarur, por bëjnë edhe ndonjë punë të dytë apo të tretë në bordet e qeverisë, ku paguhen si këshilltarë mediatik pa shkuar një ditë nëpër institucione. Po këta soj rrogtarësh shtetëror, që mbajnë në qafë kartën e gazetarit quhen të “denjë për shoqërinë”. Që duhen marrë shembull, ndërsa pjesa tjetër që bëjnë pyetje që nuk i pelqejnë Ramës duhet të dënohen prej tij, me riedukim.

Është shprehje e vetë Ramës kur në vitin 2002 kur drejtonte Bashkinë e Tiranës fyeu në detyrë gazetaren O.J ,duke iu kthyer me shprehjen: “prostitucion mediatik”. Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve të ndryshëm, apo mediave të veçanta që nuk janë pjesë e enturazhit të tij, pasi kanë zgjedhur të bëjnë gazetari, kanë vijuar për shumë vite. Por shprehja e “prostitucionit mediatik” mbetet, pasi shumë të tillë vërtiten në oazin e Rilindjes, duke bërë propagandën qeveritare përmes mikrofonit dhe i bërë jehonë “prostitucionit pushtetar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...