Skandali me vaksinat e skaduara, zyrtari i LSI: Krimi dhe papërgjegjshmëria e Rilindjes, rrezik për popullatën

Saturday, 16 July 2022 22:35

 

Zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Besnik Jakaj, ka reaguar në rrjete sociale pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë se vaksinat mund të përdoren edhe 3 muaj pasi kanë skaduar.

Jakaj e quan papërgjegjshmëri nga institucionet shtetërore dhe vepër kriminale. Jakaj shkruan se përdorimi i një vaksine të skaduar është me rrezik masiv për popullatën.

Më tej ai shprehet se papërgjegjshmëria dhe verbëria është në dimensione kriminale.

Statusi i plotë

 

Papërgjegjshmëri kriminale! As në kampet e Auschëitz nuk është përdorur ky lloj kriminaliteti siç po përdor Rilindja shëndetin e jetën e qytetarëve shqiptare. Vaksinat e skaduara urdhërohet të pêrdoren masivisht në popullatë!!!

Te dashur miq, kur lexova shkresën e Agjensisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Paisjeve Mjeksore nuk po ju besoja syve !

Pyeta koleget në AKBPM, ISHP dhe operatorin shendetësor, fatkeqësisht për popullin shqiptar e për turpin e drejtuesve rilindas ishte e vertetë.

Pêrdorimi i një vaksine të skaduar është me rrezik masiv për popullatën. Vaksina është produkt imunobiologjik me specifika shumë të vecanta.

Nêse ajo nuk ruhet, magazinohet, transportohet, injektohet sipas protokolleve shkencore të përcaktuara rigorozisht. Ajo nuk është më një bar që shëron, apo ndihmon në kalimin e një sëmundje të caktuar, por është një armë bërthamore e shkatërrimit në masë.

Pa le më të urdhërohet përdorimi i një vaksine të skaduar. Nëse një bar për nevoja shumë të veçanta pasi analizohet në laborator që ka ruajtur aftësinë vepruese të principit aktiv dhe nuk kanë degraduar eksipientët përbërës për të mos dhënë efekte të dëmshme në organizëm edhe mund të përdoret pas skadencës, por vetëm për semundje të veçanta e në mungesë absolute ne tregut botërorë, (gjithmone për një apo disa pacient me semundje të pa shërueshme )

Por kurrë në menyrë masive për popullaten. Ndërsa një vaksinë e cila është produkt imunobiologjik që jep efekte jo vetëm fizike, por edhe imunologjike në breza është e pa tolerueshme, jo profesionale dhe kriminale te perdoret masivisht ne popullate.

Aq më tepër një vaksinë që vendi yne nuk ka kapacitet ti analizojë ne laboratoret tanë këto vaksina. Dhe bëhet fjalë për njê vaksine të re të pa konfirmuar ende 100 % për efektet e dëmshme që mund të ketë në kohë.

Papërgjegjshmeria dhe verbëria është në dimensione kriminale. Ju bëj thirrje kolegeve në të gjithë sistemin shendetësore të mos bëhen pjesë e kësaj poshtërsie, të rezistojnë me dinjitet e profesionalizëm në respekt të betimit të hipokratit për të mbrojtur shëndetin e jetën e pacienteve te tyre.

Ju bëj thirrje qytetarëve të mos përdorin vaksina të skaduara. Bashkëngjitur shkresa e lartpërmendur!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...