Manastirliu pranon se vaksinat janë të skaduara: U vendos të shtyhej afati sepse...

Saturday, 16 July 2022 22:37

 

Ministria e Shëndetësisë reagoi të shtunën, pas denoncimit të kryetarit të PD, Sali Berisha, se vaksinat anti-COVID ishin të skaduara dhe po u injektoheshin qytetarëve.

Në deklaratën e shpërndarë në llogarinë e Facebook të Ogerta Manastirliut, pranohet se vaksinave u ka tejkaluar afati, por duke shtuar se ato janë të sigurta dhe të cerfikuara nga FDA dhe EMA.

Po sipas saj, vendimi për shtyrjën e afatit është bërë për të gjitha shtetet nga kompania Pfizer/BionTech sipas një kalendari që lidhët me kohën e prodhimit të vaksinave.

 

"Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA. Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre”, thotë Manastirliu.

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shkruar në denoncimin e tij se është informuar nga një mjek, se janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë të vazhdojnë vaksinimin e popullsisë me dozat e Pfizer, të cilat në fakt skadojnë në korrik.

Denoncimi përforcohet edhe nga shkresa zyrtare që e shoqëron e datës 24 qershor 2022 si dhe nga skandenca që shkruhet realisht mbi shishkën e vaksinës.

Berisha e ka dënuar ashpër këtë urdhër dhe e ka cilësuar një “akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e njeriut"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...