Berisha: Rama u trajtua si vasal në Beograd, Ballkani i hapur është nismë antishqiptare në çdo aspekt

Premte, 02 September 2022 13:26

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama u trajtua si vasal në Beograd.

Sipas tij, nisma e Ballkanit të Hapur është antishqiptare në çdo aspekt.

 

“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Kjo nuk duhet të bëjë përshtypje, se ai është vasal. Vuçiç nuk ka nevojë ta shprehte këtë.

 

Por ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt, një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiç, një serbomadh sa Millosheviçi, sa Xhorxheviçi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt.

 

Po e përdor për t’iu kundërvënë Nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse.

Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë.

Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi. I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën.

E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci. Këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kure shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...