Berisha: Treni i PD-së nuk ndalet! Me Metën ramë dakord për aksion të fuqishëm opozitar

Premte, 02 September 2022 13:36

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se PD nuk ndalet në rrugën e saj.

“PD është e pandalshme në rrugën e objektivave të saj. Ajo natyrisht mbetet e hapur. Por besoj se treni i saj është absolutisht i pandalshëm. Gjatë një viti u bënë të gjitha përpjekjet për ta ndalur, por ai vetëm sa rriti. Kështu që nuk ndalet treni i PD-së,” tha Berisha.

Ai konfirmoi edhe një takim me kreun e PL, Ilir Meta.

 

“Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë. Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit.

 

E theksova dhe e theksoj sërish, zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë zhvillime që në një shtet normal të kujtojnë grushte të pjesshme të shtetit.

Ti je kryeministër, por nuk mund të heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motive të forta dhe publike. E heq atë, vetëm për qëllime të mbrapshta, kur nuk tregon motivet.

Ti je kryeministër, por nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Atë e kanë nisur në shkollë pa afat. Paska qenë i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj të tërë në SHBA.

Ti je kryeministër, por nuk mund të shkarkosh drejtorin e pastrimit të parave pa dhënë shpjegime. Në mungesë të shkaqeve të shkarkimit, çdo qytetar ka të drejtë të besojë se kanë qenë arsye personale. Se

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...