Financimi i PD-së së Bashës nga Rusia, Berisha: Labirinth si në filmat e mafies

E mërkurë, 14 September 2022 21:15

 

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në një takim me banorët e Shijakut se Partia Demokratike ishte futur në një labirinth nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, të cilin e quan dhunues dhe armik të votës së lirë, donte të mbante peng opozitën që të vazhdonte pafundësisht.
“Pse ikin prap. Faktori më kryesor është se njerëzit konstatojnë se ky dhunon votën. Është armik i votës së lirë. Është armik i opozitës, i demokracisë. Ky për sistemin e votave ndërtoi sistemin e patronazhistëve. Ky bëri gjithçka për të shkatërruar, asgjësuar opozitën

Ju lexuat sot besoj, se në çfarë labirintesh ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafias. Dhe ai, bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë, por se si të kapte peng opozitën, sepse me një opozitë të marrë peng, ai vazhdonte pafundësisht.
Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht një armik i lirive të tyre. Është realisht një hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë të tillë, të pasurive të tyre. Është një armik i demokracisë.

Është mision i madh për ju, për çdo qytetar, për çdo demokrat që të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë kurrë, por vijmë në pushtet me votën e lirë.

Ne do të jemi misionarë që do ti bëjmë shqiptarët të votojnë të lirë. Nëse këtu votohet si qytetar të lirë, njerëzit mund të lëvizin, por ju garantoj shumë herë më pak seç ndodh tani. Sepse ata që akumulojnë pakënaqësi, rrijnë, presin zgjedhjet, votojnë dhe ndërrojnë qeverinë. Kurse kështu ky do të vrasë shpresën për ndryshimin e qeverisë. A mund ta pranojmë ne këtë, kurrë.

Ndaj dhe këtu nga Shijaku, u bëj thirrje, demokratëve dhe demokrateve të kësaj zone dhe mbarë shqiptarëve, të bëjmë gjithçka në një kohë sa më të shkurtër, të përzëmë Edi Ramën nga pushteti në mënyrë që ai të mos përzëjë shqiptarët nga Shqipëria.”-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...