“Ambasadori amerikan më erdhi në zyrë”- Financimi rus i PD, Meta: Basha i ka bërë dhurata të paimagjinueshme Ramës. Tre aktet që na kanë sjellë në këtë situatë

E Enjte, 15 September 2022 08:13

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me raportin amerikan që përcakton se Rusia i ka dhënë Partisë Demokratike 500 mijë dollarë në vitin 2017

I ftuar në Ora News, Meta u shpreh se në atë kohë ambasadori amerikan i ka shkuar në zyrë dhe ka ngritur këtë shqetësim. Ai shtoi se lëvizjet e Bashës që nga ajo kohë kanë qenë dhurata ndaj Ramës për kapjen e shtetit.

“Këtu ka pasur një problem dhe kjo është e qartë. Kam thënë përpara që ish ambasadori amerikan në atë kohë më ka ardhur në zyrë si president dhe më ka ngritur këto shqetësime sipas tyre. Është në koherencë edhe me lajmin e sotëm. Nuk e kam marrë seriozisht. E kam menduar të njëanshëm. Mother Jones në atë kohë kishte publikuar edhe një mashtrim për LSI dhe ndaj nuk e mora seriozisht.

Unë nuk do hyj te kjo çështje sepse këtë e dinë më mirë SHBA. Ajo që është e qartë është se veprimet që Basha ka marrë që nga ajo kohë në planin e brendshëm kanë qenë dhurata të paimagjinueshme për Edi Ramën. Bojkoti i reformës në drejtësi, largimi nga parlamenti dhe pushteti vendor. Janë tre akte që na kanë sjellë në këtë situatë”, deklaroi Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...