Banori: Jam me PS, por jo hajdut! Vetëm Berisha e sjell PD në pushtet

Premte, 07 October 2022 12:11

 

Gjatë takimit të kryetarit demokrat, Sali Berisha në Memaliaj, fjalën e mori edhe një qytetar i majtë.

Ai tha gjatë takimit se ishte socialist 24 karat. “Por nuk jam hajdut,” tha ai.

 

“Jam Agim Kaçi socialist 24 karat, por socialist, jo hajdut. Edi Rama na u bë peshqesh nga Fatos Nano. Ishte mirë atje ku ishte, punonte nga ato kanalet”.

 

“Jetojmë keq. Këtu rinia mbahet nga pensionistët. Vjen djali më kërkon 1 mijë lekë për kafe, ku ti gjejë babai? Vetë jam me ilaçe. Ku t’ia mbaj? Mjerimi s’ka ku vete më.

Zotëria jote të merret me Elisën e Taulantin nuk ka. Ka rënë Shqipëria në dorë të tyre, hapu dhe! Bashkia është për tokë fare. Ka mledhur ca gra e rrine pa asnjë lloj pune. I ra bingo Ramës”.

“Ke bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull dhe mos i thuaj më Alibeaj atij, por Alibujku. Ku ka qafë ai të drejtojë PD. Thonë se je burrë i ligë, ke bërë këtë e atë. Kush të pruri në pushtet, populli. Nëse PD do që të vijë në pushtet, vetëm ti e sjell, asnjë tjetër. Vetëm Sali Berisha.

Ti je burrë i nderuar, burrë i mirë, bën për popullin, por Shqipëria është katandisur keq. Ke shumë punë me këta kusarë. Memaliaj është në mjerim të plotë. PD-në e sjell ti në pushtet”, tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...