Meta: Bllako të paguante një dado, babai i tij merrte 10 mijë euro në muaj

Premte, 07 October 2022 12:58

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar për mega-aferën e inceneratorëve.

Meta tha se arsyetimi i Bllakos se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët është qesharak. Kreu i PL-se, me nota ironie, u shpreh se Ddado mund te merrte dado, pasi babai i tij paguhej 10 mijë euro në muaj.

“Dje Rilindja ndau një lajm se gjoja një shoku i Taulantit më kishte anuluar mua një vizitë në Gjermani dhe kishte dërguar këtë letër një ish-sekretari të LSI, që ka qenë para 7 vitesh. Natyrisht që kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga inceneratorët, duke inskenuar lirimin e njërit prej të dënuarve në këtë aferë me një arsyetim absurd për çështjen e mbajtjes së fëmijëve".

"Sa qytetarë janë dënuar për një mur, ata nuk kanë fëmijë për t'i mbajtur, për t'u kujdesur? Ndoshta ata nuk kanë mundësi financiare për të pajtuar ndonjë dado. Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babain që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi, as Lefteri, por është Edi Rama”, tha Meta.

"Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agaçi dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...