SHBA e sanksionoi, Rama i dha statusin investitor strategjik oligarkut rus, njeriut të Putin

E mërkurë, 25 Janar 2023 09:18

 

Oligarku rus me të cilin kishte lidhje të ngushta miku i Ramës në FBI, Charls McGonigal është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për lidhjet dhe shërbimet ndaj Vladimir Putin. Por teksa SHBA e sanksiononte oligarkun rus Oleg Deripaska, në Shqipëri kryeministri Edi Rama e shpallte atë investitor strategjik, e madje më herët i kishte dhënë edhe koncesione, siç është ai i HEC-it të Shushicës.

Raportet e dyshimta me miliarderin rus, Oleg Deripaska, ishin shkaku kryesor i arrestimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Çarls McGonigal, i njohur edhe si mik i kryeministrit Edi Rama, si edhe të një ish-diplomati.

Teksa Oligarku rus, Depiraska, sanksionohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në muajin prill të vitit 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjetik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën, në Shqipëri Edi Rama e shpallte investitor strategjik.

Në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro.

 

Në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin.

 

Pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Depiraska, nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”.

 

Po ashtu, oligarku i Moskës rezulton si bashkëpronar në një koncension të dhënë nga qeveria ‘Rama” në vitin 2017, për ndërtimin dhe operimin e hidrocentralit të Shushicës.

 

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Oleg Vladimiroviç Deripaska është pronar përfitues nga koncesioni, nëpërmjet dy kompanive të kontrolluara prej tij, ‘Strabag AG” dhe “Trema Engineering 2”.

 

Koncesioni “Shushica Hydropoëer” parashikohet që të vijoj për 35 vjet. Kontrata është firmosur nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...