Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Saturday, 04 February 2023 11:17

“Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Çfarë presionesh u ka bërë prokurorëve të mos hetojnë qeverinë. Çfarë ka ndodhur në ato takime, kush e shoqëronte McGonigal në takim me prokurorin special? Vetëm një aspekt. Cilat janë lidhjet në shërbimin inteligjent të policisë dhe të këshilltarit të Edi Ramës,” tha Berisha 

 
 

“I njëjti person, ‘Personi A’ që ka qenë në zyrë, që e pranon vetë Rama, ka qenë në zyrë me McGonigal. Ky person ka dërguar të dhëna dy herë nga zyra e kryeministrit në Nju Jork për hetimin e Nick Muzin. Ky person ka dhënë dhe paratë, këtë e ka Nju Jork Times, këto i kanë të gjitha. Po tani nëse themi, i njëjti person, personi A, Agron Neza, mori të dhënat në zyrën e Ramës për Nick Muzin dhe i çoi në Nju Jork, i mori dhe njëherë tjetër, i dha dhe paratë, unë nuk di se çfarë mund të mohohet këtu. Vetëm Rama mund ta mohojë këtë

 

Natyrisht, është edhe Duçka, i cili ka transportuar, ka marrë përsipër bileta e shpenzime të dëshmitarit të nisur nga Shqipëria në Nju Jork për këtë aferë. Tani si mund të ndodhë kjo? Dy njerëzit më të afërt të Ramës. Ky Neza tek Rama ka shkuar më herët se të shkonte me McGonigal, ka shkuar për probleme të tjera dhe i di Rama këto. Problemi është se këta të dy janë.

Dorian Duçka, këshilltar privat. Nuk ekziston këshilltari privat në Shqipëri, ekziston në Britaninë e Madhe, është në organikë ai dhe ka rregullat e veta këshilltari privat, ka rregullat e veta nënpunësi civil. Ka sekretare private. Sekretarja private ka statusin e vet dhe rregullat e veta. Tani Edi Rama kur i intereson, zv/ministrin thotë e kisha këshilltar privat, me pasaportë diplomatike për të bërë transport të çfarë të dojë dhe me email qeveritar. Ky qenka këshilltari privat i Ramës,”tha Berisha.

Modifikuar më Saturday, 04 February 2023 21:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...